Vrasja e babë e bir Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe djali i tij Eduart Gurra, 31 vjeç në Dukagjin, një ditë më parë ka tronditur opinionin publik.
Të dy po shkonin me fuoristradën e tyre drejt shtëpisë së tyre të djegur dy ditë më parë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin. Ende pa mbërritur tek banesa e shkrumbuar disa persona u kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me armë e zjarrit automatik kallashnikov duke i lënë të vdekur në vend brenda automjetit.
Autorët kanë pasur informacionin e saktë se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur ndaj u kanë zënë pritë tek një kthesë e padukshme në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur.
Pista kryesore e hetimit mbi vrasjen
Një prej pistave kryesore të këtij hetimi lidhet me dhënien e informacionit të shtetasit Gjokë Gurra për policinë e shtetit në aksionet për asgjësimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit. Gjokë Gurra para afro 20 vitesh ka qenë efektiv policie por ka ruajtur kontaktet dhe marrëdhëniet me ish-kolegët. Sipas burimeve, 57-vjeçari herë pas here ka informuar policinë e Shkodrës lidhur me parcelat e kultivuara me kanabis sativa në Dukagjin. Ai ka qenë së fundmi edhe kryeplak i fshatit Bruçaj. Megjithatë kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Vrasja e tyre duket e mirëplanifikuar. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën shtëpisë së tyre, një skenar ky i përgatitur për t’i zënë në pritë babë e bir. Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se nga gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes është qëlluar nga një armë e vetme e tipit kallashnikov. Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja. Autori besohet të ketë vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar. Veç funksionit si ish polic dhe kryeplak, një tjetër pistë lidhet me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore që babë e bir kishin.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…