India ka gati planin për sulmin ushtarak ndaj Pakistanit. Shkak është sulmi i fundit terrorist në Indi i cili la të vdekur mbi 26 civilë. Sipas informacionit nga Ministri i Informacionit i Pakistanit, India po planifikon një sulm ushtarak brenda 24 deri në 36 orëve të ardhshme.
“Pakistani ka informacione të besueshme se India ka në plan të ndërmarrë një aksion ushtarak kundër Pakistanit në 24 apo 36 orët e ardhshme, me pretekstin e akuzave të pabaza dhe të sajuara për përfshirje në incidentin Pahalgam. Vetë India ka marrë rolin e gjykatësit, jurisë dhe ekzekutuesit në rajon dhe kjo është e pamatur. Ne e kemi dënuar gjithmonë terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij kudo në botë, duke qenë një shtet i përgjegjshëm, me zemër të hapur ofrojmë një hetim të besueshëm, transparent dhe të pavarur nga një komision ekspertësh për të vërtetuar të vërtetën, por India në vend që të ndiqte rrugën e arsyes, me sa duket, ka vendosur të ecë me pasojat e rrezikshme të rajonit. Pakistani përsërit se çdo aventurizmi i tillë ushtarak nga India do t’i përgjigjet me siguri dhe vendosmëri”, tha ministri i Brendshëm i Pakistanit, Attaullah Tarar.
Më tej, zyrtari i lartë i Pakistanit tha në një intervistë në zyrën e tij në Islamabad se Pakistani ishte në gatishmëri të lartë, por do të përdorte armët e tij bërthamore vetëm “nëse do të kishte një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën tonë”.
Javën e kaluar, 26 turistë u vranë qëllimisht nga sulmuesit në Luginën e Kashmirit në Indinë veriore. Sipas autoriteteve indiane, të paktën disa prej tyre ishin pakistanezë.
“Do t’i ndjekim deri në skajet e botës”, tha kryeministri indian Narendra Modi.
India e ka akuzuar prej kohësh fqinjin e saj për mbështetjen e ekstremistëve islamikë. Rajoni i Kashmirit është i rëndësishëm për turizmin, por në të njëjtën kohë, demarkacioni i kufirit midis dy fuqive bërthamore ka qenë prej kohësh i diskutueshëm. Përveç kësaj, Kashmiri është i banuar kryesisht nga myslimanë, ndërsa në Indi në tërësi hindutë janë shumicë.