FOTO&VIDEO

“Skllav, vrasës, provokator i Novi Sadit”, Sali Berisha përplaset ashpër me Imer Mushkolajn

Përplasje e ashpër është zhvilluar mes ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe analistit Imer Mushkolaj në emisionin ‘Debat Plus’.

Berisha e ka konsideruar të dhunshme ndërhyrjen e policisë ndaj mbështetësve të tij derisa ishin në një protestë paqësore te selia e PD-së.

Ndërsa Imer Mushkolaj ka kundërshtuar Berishën duke i kujtuar protestën e 21 janarit të disa viteve më parë kur PD kishte pushtetin.

“Më së paku ju duhet të flisni për dhunën në protesta. Ju duhet të kujtoni se me 21 janar para disa viteve keni vrarë katër protestues që ishin po ashtu në një protestë paqësore”, deklaroi Mushkolaj.

I ashpër ndaj analistit ka qenë Berisha duke e quajtur “provokator të Novi Sadit”.

“Duhet të jesh i pafytyrë që të konsiderosh paqësore protestën e 21 janarit. I them frekuentuesit të Novi Sadit (Mushkolajt) se askush tjetër në botë protestën e 21 janarit nuk e ka quajtur paqësore. Ti e merr në Novi Sad ata konstatim për 21 janarin”, i është përgjigjur Berisha-Mushkolajt, përcjell telegrafi.

“Me Beogradin që keni bashkëpunuar ju kur keni qenë president”, i është kundër përgjigjur Mushkolaj Berishës.

“Nëse i thua protestë paqësore asaj që u hodhën plumba në Kryeministri, ti s’ke as minimumin e integritetit njerëzorë, ti je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë”, ka vazhduar Berisha.

“Nëse unë jam skllav, ti je një vrasës, ti e ka djegur Shqipërinë në vitin 1997”, ka vazhduar Mushkolaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

10 minuta ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

26 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago