BOTA

SpaceX drejt listimit në bursë, vlerësohet në 800 miliardë dollarë

Kompania hapësinore e Elon Musk, SpaceX, po përgatitet për t’u listuar në bursë dhe sipas të përditshmes amerikane The New York Times, vlera e saj ka arritur në rreth 800 miliardë dollarë.

Lajmi u publikua pas një letre të brendshme ku drejtuesit e kompanisë njoftuan blerjen e aksioneve të brendshme me çmim 421 dollarë secila, një hap që e bën SpaceX kompaninë private më të vlefshme në botë.

Shefi financiar i kompanisë, Bret Johnsen, theksoi se një listim publik do të mundësonte sigurimin e kapitalit të madh për projekte ambicioze, si rritja e fluturimeve të raketës Starship, ndërtimi i bazës hënore Moonbase Alpha, vendosja e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale në hapësirë dhe misionet e ardhshme drejt Marsit.

“Nëse ndodh vërtet, kur ndodh, dhe me çfarë vlerësimi, mbetet ende shumë e pasigurt, por mendimi është se nëse e realizojmë shkëlqyeshëm dhe tregjet bashkëpunojnë, një ofertë publike mund të sigurojë një sasi të konsiderueshme kapitali,” shkroi ai në një letër drejtuar punonjësve.

SpaceX, e themeluar nga Musk në vitin 2002, ka revolucionarizuar industrinë hapësinore me raketat e saj dhe shërbimin satelitor Starlink, duke u bërë një partner kyç i NASA-s dhe Pentagonit. Musk zotëron ende pjesën më të madhe të aksioneve, ndërsa kompania ka tërhequr investime miliarda dollarëshe nga gjigantë si Alphabet dhe Founders Fund.

Nëse realizohet, kjo pritet të jetë një nga listimet më të mëdha në histori dhe një ngjarje e jashtëzakonshme për aksionerët e SpaceX.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago