Spanja përplaset me Turqinë, akuza për bllokimin e qindra respiratorëve të paguar prej saj

Turqia është akuzuar për konfiskimin e qindra respiratorëve dhe pajisjeve sanitare me destinacion Spanjën, gjatë përshkallëzimit të krizës së koronavirusit.

Zyrtarët spanjollë thanë se Ankaraja ka bllokuar respiratorët ventilues “për trajtimin e pacientëve të tyre”, edhe pse qeveritë lokale spanjolle thonë se kanë paguar miliona për to.

Ministrja e jashtme spanjolle Arancha Gonzalez Laya, dukej se po pranonte disfatën në një konferencë shtypi, për të bindur homologun e saj turk të lironte ventiluesit në ditët në vijim.

Turqia ka vendosur masa të ashpra të ndalimit të eksportit të pajisjeve mjekësore, e motivuar nga nevoja e brendshme për furnizime.

Gazeta spanjolle El Mundo tha se pajisjet ishin prodhuar në Turqi për llogari të një kompanie spanjolle, me pjesë të sjella nga Kina.
Pajisjet ishin paguar nga tre rajone spanjolle Castilla-La Mancha, Navarre e Catalonia, në një ngarkesë ku të tjera materiale sihin paguar nga ministria spanjolle e shëndetësisë.

Dërgesa ishte ndaluar para nisjes në fluturim por zyrtarët turkë thanë se pajisjet do të arrijnë në Spanjë brenda disa javëve.
Emiliano Garcia-Page, presidenti i Castilla-La Mancha tha se Turqia po bllokonte në mënyrë unilaterale 150 ventilatorë për të cilët ishin paguar €3 mln.