Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dalur me reagim publik lidhur me fenomenin e futjes së bagëtive dhe qenve në oborrin e këtij spitali.
Në reagim thuhet se futja e kafshëve rrezikon skajshmërisht pacientët nga infeksionet dhe po shkakton dëm të madh në parkun e spitalit. Për këtë fenomen, Spitali në Pejë ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe Inspektoriatit.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shfaq shqetësimin lidhur me fenomenin e pandërprerë që po ndodhë që sa vite lidhur me futjen e bagëtive në oborrin e Spitalit nga personat e pandërgjegjshëm, si dhe me numrin e madhë të qenëve endacak që rrezikojnë vizitorët dhe personelin tonë.
Futja e bagëtive më konkretisht numrit të madhë të lopëve në oborrin e Spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe ruajtur për vite, dhe dëmton jashtëzakonisht imazhin e Institucionit tonë.
Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknik që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merrët me largimin e bagëtive nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë në mënyrë të vazhduar për vite me rradhë përmes shkresave, fotografive e videove ka kërkuar nga organet përgjegjëse: Inspektoriati i Komunës së Pejës, Policia e Kosovës, Inspektoriati Sanitar që të ndërmerren masa ndaj pronarëve të këtyre bagëtive por ky fenomen asnjëherë nuk ka arritut që të parandalohet.
Përmes kësaj komunikate apelojmë tek të gjitha Institucionet e nivelit Komunal dhe atij Qeveritar që të na ndihmojnë duke marrë masa konkrete ndaj pronarëve të bagëtive dhe duke zgjedhur problemin e qenëve endacak sepse kjo është pengesë e jashtëzakonshme për punën e Institucionit tonë shëndetësorë” thuhet në reagimin e Spitalit në Pejë.
Këtë fenomen që një kohë e kishte ngritur ish-zëvëndësministri Gani Dreshaj, por që atëbotë i njëjti ishte kritikuar nga drejtuesit e këtij spitali.