Në fshatrat olimpikë të Milano-Kortina 2026, ka ardhur një ankesë e pazakontë: prezervativët e shpërndarë falas për atletët kanë përfunduar shumë shpejt. Deri tani, duket se kjo është një nga pak ankesat që vijnë drejtpërdrejt nga atletët, përmes rrjeteve sociale dhe përmes “storie-ve” apo videove të shpërndara masivisht.
Atletët po kërkojnë sërish prezervativë. Lajmi, megjithëse jo sportiv, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe është bërë viral.
Në veçanti, në fshatin olimpik të Cortina d’Ampezzo, prezervativët me logon e pesë unazave olimpike, të shpërndarë falas, janë përfunduar shumë shpejt, edhe para gjysmës së eventit të Lojërave Olimpike Dimërore. Organizatorët konfirmojnë se do të dërgohen furnizime të tjera, por çështja ka bërë jehonë në meme, postime dhe biseda mbi gjithçka që ndodh në prapaskenë në garat sportive.
Një praktikë e zakonshme
Është zakon i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) që, si në Lojërat Verore ashtu edhe në ato Dimërore, të ofrohen prezervativë për atletët në fshatrat olimpikë. Njësoj ndodh edhe me higjienën personale, si për shembull shpërndahen tampone dhe produkte të tjera higjienike, apo “vanity kit” dhe furça dhëmbësh.
Por këtë herë, të gjitha rezervat e prezervativëve mbaruan shumë shpejt. Një atlet anonim i ka thënë gazetës “La Stampa” se furnizimi përfundoi për 3 ditë. “Furnizimet përfunduan brenda vetëm tre ditësh. Na kanë premtuar se do të dërgohen të tjera, por nuk e dimë kur do të ndodhë”.
Video virale nga mbajtësja e flamurit spanjoll
Skaterja spanjolle në akull, Olivia Smart, që mbante flamurin e Spanjës në ceremoninë e inaguurimit në stadiumin San Siro, ka bërë një story të gjatë në Instagram për këtë temë. Ajo tha: “Për këdo që po pyet për preservativët olimpikë, unë i gjeta”, duke treguar pastaj tampone dhe prezervativë me logon e Lojërave Olimpike dhe të Rajonit Lombardia.
Videoja e saj u shpërnda edhe nga presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, i cili nuk humbi mundësinë për të fituar vëmendje mediatike. “Kjo është një temë që nuk duhet të sjellë turp. Ne punojmë në çdo aspekt për t’u siguruar atletëve dhe ekipeve ndërkombëtare ndihmë maksimale, shëndeti mbetet mbi të gjitha”.
Në Paris 2024, janë shpërndarë mbi 300,000 preservativë. Për eventin Milano-Kortina 2026, organizatorët premtojnë se numri i saktë i furnizimeve do të bëhet publik pas përfundimit të eventit.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…