Kamerat e sigurisë regjistruan konfliktin brutal, ku mbetën të plagosur gjithsej 7 persona, mes tyre 1 polic në tregun e Stambollit.
Mësohet se shkak i sherrit ka qenë “pështymja”.
Përleshja që shpërtheu dje mes dy grupeve, të cilat më parë kishin qenë të armiqësuara, në Beyazıt Çadırcılar Caddesi në lagjen Fatih të Stambollit u kthye në një konflikt të armatosur.
Konflikti që eskaloi më përdorimine armëve rezultoi me plagosjen e gjithsej 7 personave, mes tyre një polic.
Shihet se gjatë konfliktit është qëlluar në mënyrë të përsëritur ndaj policisë dhe kanë qëlluar edhe personat përreth bashkë me policinë.
Polici i plagosur është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga personat përreth dhe kolegët e tij.