LAJME

Stërgjyshërit i emigruan në Ukrainë para 2 shekujsh, Aleksander Lekhov rikthehet në tokën e të parëve: Shqipja është e shenjtë

Edhe pse prej më shumë se dy shekujsh stërgjyshërit e Aleksander Lekhov, shqiptarit të Ukrainës nga qyteza Karakurt në Odesë emigruan nga vendi amë, gjuha zakonet dhe traditat nuk i harroi. Teksa viziton Muzeun Historik të Krujës Aleksandri tregon lidhjen që ndjen me Shqipërinë.

E kemi ruajtur gjuhën tonë, traditat tona. Në kohën e osmanëve shqiptarët janë larguar dhe kanë shkuar në tokën ku është sot Ukraina, por kemi ruajtur deri më sot gjuhën shqipe”, tregon ai.

Aleksandri ka një thirrje për të gjithë prindrit shqiptarë në mbarë botën.

O prind shqiptar, mësojini gjuhën shqipe fëmijëve tuaj sepse është shumë e shenjtë për ne shqiptarët”, thotë Aleksander Lekhov.

Shqiptarët ortodoksë migruan në territorin e Ukrainës në mes të shekullit të XVIII, kur këto toka ndodheshin nën pushtimin e perandorinë ruse. Në atë kohë, shumica e tyre përbëhej nga vullnetarë shqiptarë që kishin shërbyer në Marinën ruse gjatë luftës ruso-turke. Pasi lufta mbaroi, ata u vendosën rreth Odesës.

Gazetar: Norel Zaimi 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago