LAJME

Stërvitja e përbashkët, Peleshi: Turqia mike, një nga mbështetëset më të rëndësishme të Forcave të Armatosura

Përmbyllet stërvitja e përbashkët mes dy anijeve të shkollës së marinës turke dhe luftanijes së Shqipërisë “Iliria”.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka ndarë foto nga stërvitja e përbashkët ushtarake detare.

|Qëndrimi i dy anijeve turke të shkollës së Marinës, në portin e Durrësit, u përmbyll me një stërvitje të përbashkët me anijen “ILIRIA”. Stërvitja u zhvillua sipas manualeve standarte të NATO-s, duke përmirësuar kapacitetet tona dhe promovuar bashkëpunimin mes forcave. Kjo stërvitje ishte një mundësi e shkëlqyer për të çuar edhe më tej bashkëpunimin me Turqinë mike, si një nga mbështetëset më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Së bashku, jemi më të fortë!” shkruan ministri Peleshi.

Tri ditë më parë, në portin e Durrësit, dy luftanijet e Marinës Turke, “TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa”, u ankoruan në Portin e Durrësit.

Anija “TCG Bayraktar”, është pjesë e dy prej anijeve amfibe zbarkuese të klasit Bayraktar të Marinës Turke të ndërtuara në vitin 2017 nga kantieri i Anadollit për të përmbushur kërkesat operacionale të Komandës së Forcave Detare Turke.

Luftanijet e klasit Bayraktar janë të destinuara kryesisht për misione amfibe dhe transportin e trupave dhe pajisjeve, ndërsa misionet e tyre dytësore përfshijnë ndihmën humanitare, ndihmën ndaj fatkeqësive, si dhe ndihmën e transportin për qëllime mjekësore. Kjo anije është 139 metra e gjatë dhe 20 metra e gjerë.

Ndërkohë “TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa” është një nga katër anijet e klasit Rhein: Elbe, Donau, Isar dhe Ruhr të cilat iu transferuan Marinës Turke në vitet 1980. “TCG Cezayirli Gazi Hasan Paşa” ka një gjatësi prej 98 metra dhe gjerësi rreth 12 metra.

Aktualisht këto anije luftarake përdoren kryesisht për qëllime stërvitore të Akademisë Detare Turke por edhe në shërbim të Forcave Detare Turke.

“TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa” vizituan vendin tonë për një qendrim gjashtë ditor në kuadër të një stërvitje të përbashkët në det të hapur në funksion të programeve stërvitore të Akademisë Detare Turke.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

6 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago