POLITIKE

Stoltenberg: Rusia i ka dhënë fund paqes në Europë, synimet e Kremlinit nuk mbarojnë me Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg, pas samitit të Aleancës doli në një konferencë për shtyp mbi situatën ne Ukrainë, ku tonet ishin të prera dhe dramatike. “Kjo krizë na përfshin të gjithëve. Rusia ka dhënë përfundim paqes në Europë.

Ukrainasit po luftojnë për lirinë për shkak të një sulmi që po shkakton një numër të madh viktimash. Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë këtë luftë të pakuptimtë. Kjo luftë nuk do ta bëj Rusinë një vend më të fortë dhe të respektuar”.

Stoltenberg shtoi edhe një element që mund të nënkuptojë një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit. “Synimet e Kremlinit nuk ndalojnë me Ukrainën. Rusia ka kërkuar një marrëveshje detyruese që NATO të bllokojë zgjerimin e saj, dhe që të tërheqë çdo infrastrukturë dhe armatim nga vendet që janë anëtarësuar pas vitit 1997”, duke iu referuar praktikisht të gjitha vendeve të Europës lindore, përfshirë këtu Shqipërinë. Stoltenberg shtoi se vende si Moldavia dhe Bosnja duhen monitoruar nga ndikimi rus që mund t’i destabilizoi.

“Po përjetojmë një moment pasigurie, bota do te gjykojë Rusinë dhe Bjellorusinë si përgjegjëse për këtë situatë. Vendimi i presidentit Putin është një gabim i madh qe vendi i tij do të paguaje ne vitet ne vijim. Ne duhet të jemi gati të bëjmë më shumë, edhe në qoftë se kjo do të thotë të paguajmë një çmim”, tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO ka më shumë se 100 avionë dhe mbi 120 anije të gatshme, dhe se nuk ka asnjë dyshim që ne jemi gati të mbrojmë çdo aleat, çdo anëtar të aleancës së NATO-s, duke aktivizuar për herë të parë në historinë e kësaj organizate Forcën e Reagimit, nga momenti që bombardimet kanë arritur vetëm 70 kilometra nga kufiri i një vendi NATO si Polonia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago