Kryeministrja Magdalena Andersson tha se aplikimi i Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s do të destabilizonte sigurinë në Europë. “Nëse Suedia do të zgjidhte të dërgonte aplikimin për t’u bashkuar me NATO-n në këtë situatë, do të destabilizonte edhe më tej këtë zonë të Europës dhe do të rriste tensionet”, citohet të ketë thënë ajo nga Reuters.
Edhe para se të sulmohej Ukraina, grumbullimi i ushtrisë ruse hapi debat të madh në Suedi dhe në Finlandë, gjithashtu një vend jo anëtar i NATO-s. Edhe pse Finlanda bashkëpunon me NATO-n në disa aspekte, nuk i është bashkuar zyrtarisht asaj. Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se mundësitë që Finlanda të aplikonte për t’u bërë pjesë e NATO-s ishin të pakta, përgjatë mandatit të saj.
Gjatë një takimi mes tyre të dielën, dy kryeministret, e Suedisë e Finlandës, thanë se do të forconin bashkëpunimin mes tyre në fushën e sigurisë.
Të dy shtetet, të cilat ndajnë kufi me Rusinë në Arktik, praktikisht u kërcënuan se i priste i njëjti fat si Ukraina nëse do të bashkoheshin me NATO-n. Një ditë pasi kishte nisur pushtimi i Ukrainës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se futja e Finlandës ose Suedisë në NATO do të sillte një përgjigje të fortë nga ana e Moskës. “Do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të bënin shtetin tonë të ndërmerrte hapa reciprokë”, citohej Zakharova nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…