POLITIKE

“Sukses i Beogradit”, Bashkurti për mini-Shengenin: Rama ka probleme me komunikimin

Lisen Bashkurti, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare i ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon e ka cilësuar si sukses të Serbisë nismën e “mini-Shengenit Ballkanik”.

Kjo nismë është refuzuar nga Kosova, ndërsa Bashkurti thekson se Rama ka probleme me mënyrën e komunikimit.

“Nisma është ndërmarrë pas dështimit të negociatave me BE. Kjo është parë në një tentativë për të gjetur një alternativë të dytë, se populli thotë për ti bërë karshillëk BE se ne mund të gjejmë zgjidhje të tjera edhe jashtë kontekstit të BE. Ky është një perceptim shumë negativ sepse sa qesharake aq edhe problematike. Është qesharake se nuk mund t’i bëjnë tre mikroshtete karshillëk një organizmi kaq gjigant. Nga ana tjetër është dramatike se kjo krijon perceptime dhe polemika rajonale.

Për herë të parë Kosova pati një reagim të tillë. Kjo do të thotë që kryeministri Rama duhet ta shikojë seriozisht, brenda vetes vet, mendimeve të tij. Unë mendj se zoti Rama ka probleme me mënyrën e komunikimit, por kjo është problem akoma më serioz, kur përcohet nga liderët që kanë përgjegjësi”, shprehet ai.

Më tej Bashkurti zbluon edhe “përfitimin” e Serbisë, që sipas tij arriti të krijojë një lloj armiqësie në marrëdhëniet midis lidershipit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Këtu Serbia ishte e sukseshme, arriti më në fund përmes këtyre lojrave, të krijojë një lloj armiqësie në marrëdhëniet midis lidershipit të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky është sukses vetëm i Beogradit, jo i shqiptarëve.

Është dominuese që nisma ka ardhur nga Beogradi, është një nismë serbo-centriste. Kjo tregon e synon realizimin e qëllimit të rinovimit serb të Ballkanit. Së dyti nisma konsiderohet si një hapje dere për Rusinë”, shprehet ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

3 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

8 orë ago