POLITIKE

Sukses i përkohshëm për partinë gjermane të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë

Gjykata Administrative e Këlnit vendosi që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk lejohet përkohësisht ta klasifikojë dhe ta trajtojë AfD-në si “të sigurt ekstremiste të djathtë”.

Gjykata Administrative e Këlnit vendosi në një vendim të përkohshëm, që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) nuk lejohet ta klasifikojë dhe ta trajtojë rastin e partisë Alternativa për Gjermaninë si e sigurt “ekstremiste e djathtë”, për sa kohë vazhdon procedura gjyqësore, deri sa të të shpallet vendimi përfundimtar.

Vendimi erdhi pas kërkesës urgjente të AfD-së e cila u pranua në thelb, njoftoi gjykata. Vendimi mund të ankimohet në instancën më të lartë përkatëse, në Gjykatën e Lartë Administrative për landin Nordrhein-Westfalen në Mynster.

Sipas vlerësimit të gjykatës me një siguri të mjaftueshme mendohet se brenda AfD-së zhvillohen përpjekje të drejtuara kundër rendit demokratik dhe liberal. Megjithatë kjo nuk e karakterizon partinë “në një mënyrë të tillë që, në tërësinë e saj të mund të konstatohet një prirje themelore armiqësore ndaj Kushtetutës”.

Klasifikimi nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës

Pas një shqyrtimi disa­vjeçar Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e klasifikoi AfD-në vitin e kaluar si “të sigurtë ekstremiste të djathtë”. Dyshimi se partia ndjek synime që drejtohen kundër rendit demokratik dhe liberal është konfirmuar dhe në pjesë thelbësore është konsoliduar në bindje të plotë, njoftoi asokohe Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

AfD-ja ndërmori hapa ligjorë kundër këtij klasifikimi. Ajo paraqiti padi dhe parashtroi një kërkesë urgjente në Gjykatën Administrative të Këlnit, sepse Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e ka selinë atje në këtë qytet. Me këtë padi AfD-ja synonte që përmes gjykatës t’i ndalohej Zyrës Federale ta klasifikonte, ta rendiste dhe ta trajtonte si ekstremiste të djathtë.

Tani pas vendimit Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk ka të drejtë që deri në një vendim gjyqësor përfundimtar, ta quajë publikisht AfD-në si parti të sigurtë ekstremiste të djathtë./DW/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago