BOTA

Sulmi i dyshuar rus në Nord Stream/ “Presim akte të tjera”, liderët europianë nisin mbrojtjen e infrastrukturave energjetike

Infrastruktura kritike e Evropës është tani në rrezik pasi tubat e gazit Nord Stream u hodhën në erë në një sulm që mendohet gjerësisht se ishte orkestruar nga Rusia, kanë paralajmëruar politikanë të lartë, shefa të mbrojtjes dhe ekspertë të sigurisë.

Ekziston frika se tubacionet, platformat dhe kabllot nënujore në të cilat mbështeten vendet duke përfshirë Britaninë për energjinë, bankat, tregtimin e aksioneve dhe biznesin tani mund të jenë në shënjestër, pasi ministrja e Brendshme gjermane paralajmëroi sot liderët që të përgatiten për kërcënime të ‘paimagjinueshme më parë’ ndaj kombeve të tyre.

Disa tashmë kanë filluar të përpiqen për të forcuar mbrojtjen e tyre, me shefin e NATO-s , Jens Stoltenberg sot në Danimarkë. Jonas Gahr Stoere, kryeministri i Norvegjisë, tha se ushtria do të vendoset dukshëm rreth platformave të naftës dhe gazit për t’i mbrojtur ato.

Kjo sugjeron që Mbretëria e Bashkuar e lidhur me Norvegjinë nëpërmjet dy tubacioneve kryesore që bartin një të tretën e gazit të këtij vendi është gjithashtu në rrezik.

Ndërkohë më shumë se gjysma e gazit në tubacionet e dëmtuara Nord Stream në Detin Baltik ka rrjedhur tashmë në atmosferë, tha kreu i Agjencisë Daneze të Energjisë, Kristoffer Bottzauw.

Ministri i mbrojtjes i Danimarkës Morten Bodskov tha më herët sot se do të duheshin “një ose dy javë” përpara se të fillonin inspektimet e strukturave të dëmtuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

16 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

25 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

14 orë ago