Sulmi me armë zjarri në drejtim të policit në Pejë

Të shtëna me armë në drejtim të një zyrtari policor janë raportuar sot rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Kështu konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Zyrtari policor sapo kishte dalur nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime”, deklaroi Gashi. I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”, tha ai.