Treni që qarkullon në linjën Prishtinë-Pejë ka qenë sërish cak i një akti vandalizmi, ku disa persona të panjohur kanë hedhur gurë drejt tij, duke shkaktuar thyerje të xhamave.
Incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:45, dhe është raportuar në Policinë e Kosovës, të cilët tashmë kanë filluar hetimet.
Ky është sulmi i tretë i këtij lloji vetëm gjatë muajit të fundit, duke rritur shqetësimin për sigurinë e udhëtarëve dhe të stafit të trenit.
Siç shihet në fotografitë e siguruara nga Telegrafi, dëmtimet janë të dukshme në disa dritare të trenit.
Trainkos ka reaguar ashpër duke shprehur shqetësimin për sigurinë e pasagjerëve.