LAJME

Sulmuan dhe Turqinë: kush janë hakersat iranianë në sulm ndaj Shqipërisë?

Fabian Zhilla, ekspert për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë, shpjegon se cilat janë formacionet ushtarake iraniane të specializuara për luftë kibernetike të cilat mund të kenë marrë pjesë në sulmin e paprecedentë kibernetit ndaj Shqipërisë javën e fundit.

“Me shumë gjasa ky është një sulm nga hackers të sponsorizuar nga shteti iranian. Tipologjia e sulmeve të mbështetura nga Irani ndërmerret nga Hackers të Gardës Revolucionare. Këta kryesisht sulmojnë institucione të rëndësisë së veçantë për të mbledhur të dhëna inteligjence”, tha Zhilla për TCH.

Eksperti në fjalë tregon më kokretisht se cila njësi ushtarake e Iranit qëndron mbrapa sulmit në Shqipëri.

“Organizata të mbështetura nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MIS) e Iranit si Muddy Water. Në fakt kjo organizatë është pjesë e MIS dhe një ndër objektivat e saj është të sulmojë institucionet e vendeve të cilat strehojnë dhe mbështesin opozitën iraniane.

Muddy Water ka sulmuar Ministrinë e Brendshme dhe atë të Shëndetësisë në Turqi në shkurt 2022.

Një grup tjetër i mbështetur nga Irani është ai i quajtur Phosphorus ose APT35. Këta kryesisht gjurmojnë persona ose institucione të caktuara duke ju vjedhur të dhënat dhe i përgjuar. Ata mund ti përdorin të dhënat konfidenciale për shantazh por dhe gjobvënie”, shpjegon eksperti Zhilla.

Ai sugjeron që autoritet tona duhet menjëherë të kontaktojnë partnerët tanë ndërkombëtarë, por mbi te gjitha të marrin një kontakt me palën turke, për të mësuar se si është menaxhuar nga ata kjo situatë.

Që prej vitit 2020, thekson Zhilla, Irani ka investuar seriozisht në luftën dhe spiunazhin kibernetik dhe Shqipëria është ndër objektivat kryesore.

Sipas tij, për këtë nevojitet një politikë shumë dimensionale përpara se të gjendemi përballë një sulmi edhe më shkatërrues se ky.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

7 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

11 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

12 orë ago