BOTA

Sulmuesi i Nju Jorkut dënohet me mbi 200 vjet burgim

Një mbështetës i grupit militant, Shteti Islamik, është dënuar me disa burgime të përjetshme nga një gjykatë në Nju Jork.

Sayfullo Saipov vrau tetë persona pas shkeli me kamionin e tij këmbësorët dhe çiklistët në rrugët e Manhatanit më 2017.

Ai u dënua me dhjetë burgime të përjetshme, plus 260 vjet, dhe nuk do të lirohet kurrë nga burgu.

Gjatë shqiptimit të dënimit, trupi gjykues tha se ai ka “shkatërruar shumë jetë”.Saipov nuk ka shfaqur pendesë gjatë gjykimit.

Saipov është përballur me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit në gjykatë dhe gjykatësi vuri në pah se i pandehuri ishte “absolutisht i pappenduar”.

Saipov, shtetas uzbek, 35 vjeç, ishte përdorur një kamion me qira për të kryer sulmin në Nju Jork më 2017.

Ai kishte bërtitur “Zoti është i madh” në gjuhën arabe dhe ishte qëlluar nga policia pasi kishte dalë nga kamioni. Saipov kishte shpresuar se ky akt do të bënte që ai të bëhej pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Saipov pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Kolorado, ku të burgosurit kalojnë deri në 23 orë në ditë të mbyllur në qelitë e tyre.

Pesë nga viktimat e Saipovit ishin turistë nga Argjentia, një grua 31-vjeçare ishte nga Belgjika. Edhe dy amerikanë ishin në mesin e viktimave, ndërkaq 12 të tjerë u plagosën.

Duke iu adresuar gjykatës para shqiptimit të dënimit, Saipov dukej se përsëriti lëvdatat për grupin terrorist dhe sugjeroi se nuk ishte i prekur nga dëshmitë që kishte dëgjuar.

Ai i shpëtoi dënimit me vdekje, pasi një juri javën e kaluar nuk arriti një vendim unanim për këtë çështje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

32 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago