BOTA

Sundimtarët e Iranit përballen me sfidën më të madhe që nga revolucioni i vitit 1979

Sundimtarët e Iranit po përballen me sfidën e tyre më serioze që nga revolucioni i vitit 1979, ka vlerësuar kryekorrespodentja e lajmeve ndërkombëtare e BBC-së, Lyse Doucet.

“Tani ata po kundërveprojnë në përmasa të papara – një goditje e ashpër sigurie dhe ndërprerje pothuajse totale e internetit është aktivizuar në shkallë të paparë krahasuar me krizat e mëparshme”, ka shkruar ajo. “Në disa nga rrugët, dikur të përfshira nga ulërima zemërimi kundër regjimit, tani bie heshtja”.

“Të premten ishte jashtëzakonisht e mbushur me njerëz – turma ishte e pabesueshme – dhe pati shumë të shtëna. Pastaj të shtunën në mbrëmje ra heshtje e madh”, i ka thënë një banor i Teheranit programit persisht të BBC-së.

“Vetëm që duan vdekjen do të dilnin tani”, ka thënë një gazetar iranian.

Doucet shkruan se kësaj here, trazirat e brendshme janë përkeqësuar edhe nga kërcënimi i jashtëm, me paralajmërimet e përsëritura të presidentit amerikan, Donald Trump, për veprime ushtarake që vijnë shtatë muaj pasi SHBA-ja kreu sulme mbi objektet kryesore bërthamore gjatë luftës 12-ditore ndërmjet Iranit dhe Izraelit, e cila e dobësoi regjimin.

Por, nëse përdoret analogjia e përdorur shpesh nga lideri amerikan, kjo i ka dhënë Iranit edhe “një kartë tjetër” për ta luajtur. Trump tani thotë se Teherani ka bërë thirrje për t’u rikthyer në tryezën e negociatave.

“Por Irani i ka ngushtë hesapet: Presidenti Trump thotë se mund të detyrohet të ndërmarrë ndonjë lloj veprimi para çdo takimi; bisedimet nuk do ta shuajnë krejt zjarrin përvëlues të këtyre trazirave”, shkruan Doucet. “Dhe Irani nuk do të kapitullojë para atyre që ishin kërkesat maksimaliste të SHBA-së, duke përfshirë heqjen krejtësisht dorë nga pasurimi bërthamor, që do të kalonte vijat e kuqe në zemër të doktrinës strategjike të kësaj teokracie”.

Cilido qoftë presioni aktual, nuk ka asnjë shenjë se liderët e Iranit po ndryshojnë kurs.

“Prirja e tyre është të shtrëngojnë situatën, të përpiqen të mbijetojnë këtë moment dhe pastaj të kuptojnë se kah do të shkojnë prej kësaj pike”, thotë Vali Nasr nga Shkolla Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hopkins, si dhe autor i librit “Iran’s Grand Strategy” (Strategjia e madhe e Iranit).

“Por duke pasur parasysh vështirësitë e tyre me SHBA-në, me Izraelin, me sanksionet, edhe nëse i shtypin këto protesta, ata nuk kanë shumë mundësi që t’ua përmirësojnë jetën iranianëve”.

Kjo javë mund të përcaktojë gjithçka – nëse Irani dhe rajoni më i gjerë do të zhyten në një tjetër valë sulmesh ushtarake; nëse forca brutale ia del t’i shtypë plotësisht këto protesta – siç ka bërë në të kaluarën. 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago