Sveçla reagon për arrestimin e Fazliut: Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të anëtarit të kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu duke thënë se sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.

Tutje, Sveçla thotë se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga siç i ka quajtur ai “të fortët”.

“Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë “t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë”. Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin”, ka shkruar Sveçla.