Moska zyrtare ka reaguar pas deklaratave të fundit të presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump i cili kërkon që SHBA të marrë në kontroll për arsye të sigurisë kombëtare Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën.
Teksa shprehet se Kremlini po i ndjek me interes të madh këto zhvillime, zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se Arktiku mbetet “në sferën e interesave strategjike” të Moskës, e cila mbetet e interesuar për “paqen dhe stabilitetin në rajon”.
Më tej, Peskov komentoi dhe synimet e Trump për të vendosur kontakte me presidentin Putin, duke thënë se kreu i shtetit “nuk mund të mos e mirëpresë” këtë fakt, por deri më tani presidenca ruse nuk ka marrë asnjë kërkesë.
“Ndoshta do të ishte më e përshtatshme të pritej derisa Trump të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë”, tha Peskov.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…