Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Tahiri deklaroi se Qeveria e Kosovës është duke i përdorur shtesat si mjet për menaxhimin e pakënaqësive në rritje tek qytetarët.
“Çka janë 100 euro shtesa përballë kushteve të vështira të pensionistëve dhe fëmijëve. Je kah i përdorë shtesat si mjet të menaxhimit të pakënaqësive në rritje. Për tri vite qeverisje, asnjë rritje pensioni apo page. Shtesat tua janë shtesa të promovimit të varfërisë. Me këto shtesa ju edhe këtë herë dëshmoni që nuk keni asnjë qëllim dhe asnjë plan për rritje të pensioneve dhe pagave”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ai ka shtuar se këto shtesa mundësojnë lehtësira për një ditë, ndërsa 364 të tjera janë të vështira të cilat nuk do t’i harrojë qytetari.
“Tri vjet pallavra dhe tri vjet mashtrim po don me i mshelë me kozmetikë të PR-it. Pra, lëri mashtrimet, mos kujto që me një ditë lehtësimi me 100 euro të buxhetit do të harrohen 364 ditë të vështira për secilin prej atyre që do t’i mashtrosh”, u shpreh Tahiri i AAK-së.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…