POLITIKE

Takimet “sekrete” mes Kosovës dhe Serbisë në Zvicër, Departamenti i Jashtëm jep sqarime

Gazeta zvicerane “NZZ Am Sonntag” ka shkruar se ka pasur takime “sekrete” mes Kosovës dhe Serbisë gjatë nëntor në Zvicër.

Departamenti i Jashtëm Federal zviceran ka konfirmuar për Klankosova.tv se përfaqësues të partive politike nga dyja vendet kanë pasur takime, një javë pasi pjesëtarë nga komuniteti serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Në përgjigje thuhet se takimet nuk ishin zhvilluar në nivel qeveritar.

Diplomacia zvicerane mohon që ndonjëherë të ketë ndërmjetësuar takime në mes të dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një copë e rëndësishme e ‘puzzle’-it për të promovuar stabilitet dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor. Zvicra përkrah përpjekjet për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë dhe e ka bërë vazhdimisht të qartë këtë në komunikimet publike”, thuhet në përgjigjen e Departamentit Federal për Punë të Jashtme për Klankosova.tv.

“Që nga viti 2015, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka përkrahur negociatat zyrtare të Bashkimit Evropian, me takime plotësuese joformale me përfaqësues të partive politike më të rëndësishme nga të dy vendet. Kjo ua mundësoi atyre që të shkëmbejnë pikëpamjet në çështje politike dhe të ndërtojnë mirëbesim. I fundit nga këto takime u mbajt në Zvicër, një javë pasi serbët u tërhoqen nga institucionet kosovare”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

48 minuta ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

2 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian: Lista e plotë e figurave të larta të vrara

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…

5 orë ago