POLITIKE

Takimi në Uashington, Ngjela: Vuçiç duket i dorëzuar në betejën me Kosovën

BE dhe ShBA po forcojnë gjithmonë e më shumë rolin e tyre në procesin e dialoguit Serbi-Kosovë.

I ftuar në Ora News, avokati Spartak Ngjela deklaroi se Vuçiç duket i trembur në dhe i dorëzuar përpara “betejës” me Kosovën

Ngjela: Kosova po ecën drejt një personaliteti të ri që po vendos politika. Shenjat ishin të këqija deri tani. Politika amerikane pati presion të madh ndaj qarqeve prokosovare në ShBA. Presidenti nuk u prononcua fare përsa i përket ndërrimit të territoreve se këtu ishte thembra e Akilit. Duket sikur i kanë ulur serbët nën presion. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhin me bisedimet. Ato janë artificë. Mund t’i mbajë palët që të qëndrojnë në pikëpamjet e tyre. Por shenjat janë që presioni amerikan mbi Serbinë është i madh dhe këtë e ndiejmë nga Presidenti serb. Ai ka dalë prej disa ditësh që përgatit opoinionin që tu thotë se nuk fitojmë dot gjë.

Ka diçka që krijon pikëpyetje se kanë zgjedhjet tani ata. Kush do fitojë? Presidenti është i trembur, megjithatë flet sikur do ta humbin betejën me Kosovën. Fakti që flet kështu dhe informon opinionin konservator se nuk kemi çfarë të bëjmë, tregon që nuk fsheh ndonjë gjë përpara zgjedhjeve. Nga ana tjetër mund të jetë kjo që mund të thotë se unë kaq bëra, merreni ju. Nuk kuptohet qartë. Zgjedhjet do japin një profil më të saktë të historisë së ardhshme. Kam lexuar që kanë një besim të madh të vazhdimit të marëdhënieve ekonomike me njëri tjetrin. Këto marrëdhënie zbuten kur bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike. Sepse hyn në lojë kapitali. Kryesore është njohja e Kosovës nga Serbia, kështu siç është. Shenjat janë se drejt asaj po shkojnë.

Ndërsa për rolin e Shqipërisë për këtë dialog, Ngjela thotë se pozicioni ynë është enigmë.

Sipas tij kjo ndodh sepse politika e sotme shqiptare nuk njohin historinë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjela: BE nuk ta njeh një shtet që është një luftë me një shtet tjetër. Po të jesh në një gjendje lufte, nuk të pranon në gjirin e saj. Këtu flitet Shqipëria ku ndodhet. Roli i Shqipërisë në dialogun duket enigmë sepse politika ka aftësi të mëdha në këtë pikë. E para sepse nuk njohim historinë. Politika aktuale që është në pushtet nuk e njeh historinë e Shqipërisë. Nuk e dinë se çfarë do të thotë Kosovë dhe çfarë do të thotë Shqipëri. Kjo është përsa i përket këtyre në pushtet. Për ata që nuk janë në pushtet, nuk merret vesh se për kë luajnë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

20 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago