Humbjet e mëdha të Rusisë në rajonin e Kurskut, ku Moska nisi një ofensivë, raporton Forbes.
Parashutistët rusë nga Regjimenti i 51-të Ajror dhe marinsat nga Brigada e Këmbësorisë Detare 155 sulmuan frontalisht linjat e Ukrainës dje. Rusët u nisën me rreth 18 transportues të blinduar rusë të ngarkuar me ushtarë dhe mjete luftarake të këmbësorisë, si dhe pesë tanke T-72, T-80 dhe T-90. Ata u organizuan në tre grupe dhe humbjet në personel janë rekord të larta, raportojnë burime ukrainase nga Kursku.
Tanku Leopard 2A4 i Brigadës së 33-të të Mekanizuar të Ukrainsës shkatërron tanket ruse.
Ukrainian military from the 33rd Separate Mechanized Brigade repelled a large-scale
Russian offensive using the Leopard 2A4 tank pic.twitter.com/Jo28jz3V37
—
MilitaryNewsUA
(@front_ukrainian) November 11, 2024
Dronët dhe tanket ukrainase u përballën me sulmin rus. Luftimet ishin kaotike dhe të përgjakshme dhe, në fund, rusët lanë pas 15 automjete luftarake dhe të blinduara dhe tre tanke – kjo ishte kostoja e tmerrshme e sulmit të tyre frontal.
– Jemi shumë me fat që ata kryejnë shumë sulme vetëvrasëse – tha operatori ukrainas i dronëve me pseudonimin Kriegsforscher.
Ai pretendon se dy ekuipazhe tankesh ukrainase – ndoshta nga Brigada e 17-të e Mekanizuar e Rëndë e sapokrijuar – u zhvendosën për të takuar rusët dhe dolën përpara katër transportuesve të blinduar rusë të mbushur me ushtarë.
The
Ukrainian military from the 95th Separate Airborne Assault Brigade showed the repulsion of the
Russian large-scale offensive in the Kursk region pic.twitter.com/g3hdUVeFzK
—
MilitaryNewsUA
(@front_ukrainian) November 12, 2024