POLITIKE

Targat dhe dokumentet temë e imët, ky është momenti kur Amerika angazhohet përnjëmend

Pas raportimeve se sekretari amerikan i shteti, Antony Blinken është i gatshëm të përfshihet në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se SHBA’të nuk do të angazhoheshin në çështje të vogla si targat dhe dokumentet.

Escobar ka sqaruar se Blinken nuk do t’i bashkohet negociatave, por ka thënë se është i gatshëm të bëjë thirrje e të mbështesë procesin e negovciatave.

“Nuk ka thënë se do t’i bashkohet procesit të negociatave, por se është i gatshëm të bëjë disa thirrje, të mbështesë procesin e negociatave dhe të çojë në bashkëpunim më të ngushtë mes palëve negociuese”, tha Escobar në një intervistë për N1.

Tutje ai tha ka mundësi që angazhimi i Amerikës të jetë i domosdoshëm, por sipas tij, jo në negociata por pas dialogut, në mënyrë që të arrihet paqja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dua të theksoj gjithashtu se gjërat për të cilat po flasim aktualisht – targat dhe dokumentet personale – janë në fakt një çështje e vogël brenda platformës së përgjithshme të negociatave. Ka të ngjarë që angazhimi i Amerikës të jetë i domosdoshëm, jo ​​në negociata, por pas dialogut, për të forcuar rrugën drejt suksesit, për të arritur paqen përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të hapur një perspektivë evropiane për të dyja vendet”, tha ndërtjerash Escobar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago