BREAKING NEWS

Të bëmat e Llepotës në Spanjë, çka shkruante Gazeta “El Pais”

Astrit Mehmeti – Llepota, i dyshuari për plagosje në rastin e gjuajtjeve me armë në “Duplex” mesnatën e së premtes, nuk është emër i njohur vetëm për Policinë e Kosovës. “Llepota” është i njohur edhe për Policinë spanjolle.

Siç raportonte gazeta e njohur spanjolle “El Pais” më 2006, Astrit Mehmeti ishte arrestuar në qytezën Castelldefels të krahinës së Katalonjës në Spanjë nën dyshimin për pjesëmarrja në organizatë kr minale dhe vjedhje.

Siç shkruante “El Pais”, “Llepota” ndodhej në mesin e 12 personave të arrestuar. Gazeta shkruante se me arrestimin e 12 personave, Policia spanjolle “ka çmontuar një nga organizatat më të mëdha mafioze me origjinë shqiptaro-kosovare që vepronte në Katalonjë”.

Sipas asaj që shkruante “El Pais”, grupi kr minal dyshohej për kryerje të vjedhjeve të kasafortave dhe dyqaneve të bizhuterive.

Raportimi i ‘El Pais’ më 15 prill të vitit 2006

Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën ‘Llepota’, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex” mesnatën e së premtes në Prishtinë.

Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, i tha Insajderit të hënën se ai dhe të dyshuarit e tjerë do të paraqiteshin në Polici të martën.

“S’jemi në arrati se s’kemi bërë asgjë na, shkojmë paraqitemi, kismet nesër”, ka thënë Pajaziti.

Në këtë bisedë telefonike, “Italiani” i grupit të Astrit Mehmetit, ka treguar se cilat kanë qenë motivet e gjuajtjeve me armë para hyrjes së klubit të natës “Duplex” të premten në mesnatë.

“Ata nuk na kanë lejuar të hyjmë brenda. Ka qenë veprim i keq ai i joni por ata kanë gabuar sepse ne nuk kemi shkuar që të luftojmë atje”, ka thënë Andi Pajaziti, i cili ka treguar emrin e tij pas insistimit të gazetës.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

5 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

5 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

9 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

9 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

10 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

10 orë ago