POLITIKE

‘Të burgosurit nga Danimarka në qelitë e Kosovës’: Gjithçka që duhet të dini për ketë proces

Në objektin e Qeverisë së Kosovës, ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, ka mbajtur konferencë para mediave së bashku me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ku është nënshkruar një letër-qëllim sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

Haekkerup e ka falënderuar Kosovën për dhënien me qira të qelive ku do të vendosen të burgosur nga ky shtet.

“Kemi kërkuar ndihmë nga disa vende për ta zgjidhur këtë problem, por Kosova ka qenë vendi i parë që ka reaguar pozitivisht ndaj kërkesës tonë dhe është angazhuar pozitivisht më pas në dialog për këtë çështje”, tha ai.
Hakkerup ka thënë se qendrat e paraburgimit do të menaxhohen sipas ligjeve të Danimarkës.

“Është vizita e parë në Kosove, mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin. Sapo nënshkruam një letër që e shohim gurthemel për marrëveshje të ardhshme. Kjo marrëveshje do të zgjidh problemin me burgjet në Danimarkë”, ka thënë Haekkerup.

“Menaxhimi do të jetë nën lidershipin e autoriteteve të Danimarkës, por do të ketë trajnim edhe për stafin vendas. Danimarka do të respektojë të gjitha ligjet sa i përket sistemimit dhe trajtimit të burgosurve”, tha ndër të tjera Hakkerup.

Për këtë huazim, sipas letër-pëlqimit, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në dekadën e ardhshme.

Ndërsa për implemintimin e kësaj marrëveshje do të duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago