FOTO&VIDEO

Të miturit nën 14 vjeç kryejnë dhjetëra vjedhje në Ferizaj – kapen nga Policia

Njësiti i Hetimeve i stacionit policor në Ferizaj, që nga muaji gusht i vitit të kaluar, deri në janar 2026, ka zhvilluar hetime lidhur me disa vepra penale të ndodhura kryesisht në territorin e qytetit, të cilat janë cilësuar si “Vjedhje”, “Vjedhje e rëndë” dhe një rast “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Bazuar në njoftimin e lëshuar për media, hetimet janë përqendruar në një grup personash të mitur, të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer vjedhje në lokale afariste, markete dhe hapësira banesore, duke përvetësuar biçikleta, skuterë, telefona mobilë, para të gatshme, mjete pune dhe sende të tjera, transmeton Klankosova.tv.

Si rezultat i hetimeve, më 13 janar, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, janë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor pesë persona të dyshuar të mitur.

Gjatë procesit të analizimit dhe krahasimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe janë zbuluar gjithsej 11 raste, të ndodhura në këto data dhe lokacione:

– 04.10.2024, rruga “Bajram e Gursel Sylejmani” – vjedhje;

– 03.08.2025, rruga “Dimitrije Tucovic” – vjedhje;

– 16.09.2025, rruga “Astrit Bytyqi” – vjedhje;

– 11.11.2025, rruga “Tahir Sinani” – vjedhje;

– 26.11.2025, rruga “Ahmet Kaçiku” – vjedhje;

– 30.11.2025, rruga “12 Qershori” – vjedhje;

– 24.12.2025, rruga “Vëllezërit Gërvalla” – vjedhje;

– 30.12.2025, rruga “Ramadan Rexhepi” – vjedhje e rëndë;

– 30.12.2025, sheshi “Hyrë Emini” – vjedhje;

– 03.01.2025, rruga “Sadik Tafarshiku” – vjedhje, dhe

– 04.01.2026, rruga “Ahmet Kaçiku” – asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar një skuter dhe dy biçikleta, të cilat sipas organeve të rendit, do t’u kthehen palëve të dëmtuara.

“Veprimet hetimore janë zhvilluar nën autorizimin e prokurorit të shtetit nga Departamenti për të Mitur. Po ashtu, janë njoftuar dy Qendra për Punë Sociale dhe prindërit e të miturve të përfshirë, për procedura të mëtejme. Duke qenë se të dyshuarit, në kohën e kryerjes së veprave penale, kanë qenë nën moshën e përgjegjësisë penale (nën 14 vjeç), ata janë dërguar në një qytet të Kosovës dhe më pas u janë dorëzuar prindërve të tyre”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago