Të paparë amerikanët: Vullnetarët e çlirojnë një fshat afër Kiev

Legjioni i të Huajve që ka shkuar në Ukrainë është i përbërë nga mijëra vullnetarë përreth botës, por sidomos prej Amerikës. E, këta të fundit, sot arritën të kryejnë një mision të rëndësishëm.

Ditëve të fundit është raportuar se ukrainasit janë në kundërofensivë në disa pjesë të Ukrainës duke ja arritur të çlirojnë territore nga rusët. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe nga vullnetarët amerikanë.

Në pamjet në vijim shihen vullnetarët amerikanë në fushën e betejës në rajonin Kiev.

Ata çliruan një fshat i cili ishte nën pushtimin rus për gati një muaj.

Legjioni i të Huajve përndryshe ka së paku 16 mijë pjesëtarë nga mbi 50 vende të botës.