Të prekurit me koronavirus: Një 77 vjeçar nga Vitia, dhe një 20 vjeçare shtetase italiane
Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se dy raste janë konfirmuar pozitiv me virusin korona në Kosovë.
Sipas ministrit Arben Vitia bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77 vjeçe, nga Komuna e Vitisë.
Kjo u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.