LAJME

Të premten rriten pagat e pensionet

Zëvendës kryeministrja, Belinda Ballaku shpjegoi se qeveria gjatë kësaj jave do të diskutojë e bëjë publike rritjen e pagave në sektorin shtetëror, pa harruar pensionistët.

Balluku: Do të kemi një mbledhje plus këtë të premte pikërisht për çështjen e pagave. Siç edhe e ka thënë kryeministri patjetër siç edhe ne bëjmë indeksim të vazhdueshëm të pensioneve është duke u studiuar edhe çështja për të rritur pensionet. Por siç do të rriten pagat me një fazim dy vjeçar ashtu do të duhet të ndodhi edhe për pensionet. Megjithatë ditën e premte ministri financave do të ketë mundësi që para jush sic po e bëj unë sot të bëjë një pasqyrë të qartë të të gjithë programit për rritjen e pagave në administratën publike që për të thënë të drejtën është pritur me shumë kënaqësi nga të gjithë punonjësit dhe vartësit tanë.

Këto rritje pagash të shtrira në dy faza janë cilësuar nga kryeministri Edi Rama si historike. Fillimisht ishin mjekët specialistë të cilëve duke nisur nga muaj Prilli paga iu rrit me 50.000 lekë.  Ndërkohë qeveria është angazhuar  që për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të aplikohet rritja me 7%. Në një bashkëbisedim me mësuesit të Martën, Kryeministri Rama deklaroi  se rritja e pagave për ta, do të realizohet në dy etapa, ku fillimisht do të bëhet rritja 7 % dhe pastaj në hapin tjetër, vitin e ardhshëm paga e arsimtarëve do të kapërcejë në një tjetër nivel. Se çfarë rritje pagash  do të ketë në administratën  publike këtë kryeministri javën e shkuar e ilustroi me një takim me punonjësit e kryeministrisë.

Rama: Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë.  Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë.  Pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë.

Prej 5 ditësh, në Shqipëri ka nisur aplikimi  pagës minimale në 40 mijë lekë e detyrueshme për sektorin publik dhe privat.

Kryeministri Edi Rama i  ka vënë si objektiv qeverisë çuarjen e pagës mesatare në 900 euro deri në vitin 2024.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago