Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Rrugën B në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gjatë ekzaminimit, forcat policore kanë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 22 gëzhoja të armës zjarri. Për pasojë, janë dëmtuar dy automjete me targa vendore, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Rasti po vazhdon të hetohet.