FOTO&VIDEO

Të varfër, por jo sytë nga Zoti: Shqiptarët rast i rrallë, vetëm 14% falen ose luten përditë

Në vendet e pasura, njerëzit falen më pak, ndërsa në vendet e varfër, njerëzit falen më shumë. Këtë gjë e ilustron me shifra, Pew Research, një ndër qendrat më të mëdha të kërkimit në botë, që i nxjerr rezultatet e 102 vendeve të botës në formën e një ankete. Ky është rregulli i përgjithshëm, pra pasuria duket se i largon njerëzit nga Zoti, ndërsa varfëria i afron.

Shqipëria, përbën përjashtim, pasi figuron si në listën e vendeve më të varfra, ashtu edhe në listën e vendeve më pak besimtare, ose më saktë në listën e vendeve ku njerëzit falen ose luten më pak në ditë. Të dhënat tregojnë se, vetëm rreth 14% e shqiptarëve deklarojnë se falen ose luten çdo ditë. Nga ana tjetër, prodhimi kombëtar për frymë i shprehur në termat e fuqisë blerëse, në diçka më pak se 13 mijë dollarë, bën që Shqipëria të jetë një rast i veçantë, së bashku me vende si Vietnami apo Kina.

Pra, paçka se shqiptarët janë të varfër, refuzojnë t`i kthejnë sytë nga Zoti, për të kërkuar diçka më shumë apo thjesht për të kërkuar një ngushëllim. Për nga norma e besimit, nëse këtë të fundit e masim me faljet ose lutjet e përditshme, Shqipëria ngjason me vendet më të zhvilluara të botës, si Danimarka, Gjermania, Zvicra apo Mbretëria e Bashkuar, vende të cilat kanë ndër nivelet më të ulta të besimit dhe njëkohësisht ndër normat më të larta të PBB për frymë. Për nga niveli i pasurisë, Shqipëria do të duhej të ishte krah vendeve në pjesën e sipërme të grafikut, si Ekuadori, Tunisia, Maroku, etj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago