KRYESORE

Televizoni N1 në Bosnjë: Në Bijelinë është arrestuar një person, lidhet me vrasjen e policit në Serbi

Televizoni N1 në Bosnjë ka raportuar se në Bijejinë, qytet në Bosnjë e Hercegovinë, është arrestuar një person i cili lidhet me rastin e vrasjes së një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë, mëson jozyrtarisht RTRS.

Ndëkaq, siç raporton InfoBijeljina, qyteti është nën rrethim. Rruga Raçanska është bllokuar dhe po kontrollohet një veturë dhe një person.

Kujtojmë se në sulmin e mbrëmshëm në Loznicë ka mbetur i vrarë polici Nikolla Krsmanoviq (34), ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliq (50) është plagosur. Të shtënat kanë ndodhur gjatë kontrollit rutinë të një taksie nga pjesëtarë të policisë kufitare, ku disa të shtëna nga armët e zjarrit janë qëlluar në drejtim të zyrtarëve policorë serbe.

Një kërkim i gjerë është duke u zhvilluar për kapjen e sulmuesit.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu, masat e sigurisë janë shtuar për shkak të frikës se sulmuesi mund të mos kalojë kufirin.

“Anëtarët e MPB-së së RS-së janë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tyre nga Serbia dhe po ndërmarrin një sërë masash në zonat që mbulohen operativisht nga njësitë policore të Zvornikut dhe Bijeljinës, me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personit që ka kryer vrasjen, duke pasur parasysh afërsinë e kufirit të BeH-së dhe Serbisë”, thuhet më herët në njoftim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

2 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

4 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

16 orë ago