Armenia ka lëshuar akuza ndaj Azerbajxhanit se ushtria e saj ka sulmuar pozicionet armene në kufirin me Bakun.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.
“Në orën 20:00, njësitë e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit hapën zjarr me armë të vogla të kalibrave të ndryshëm në drejtim të pozicioneve armene të vendosura në pjesën lindore të kufirit armeno-azerbajxhan. Nuk pati humbje nga pala armene”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Armensisë, sipas së cilës për momentin situata është kthyer relativisht e qëndrueshme.
Dy vendet kanë luftuar dy luftëra dhe kanë përjetuar konflikte të rregullta më të vogla përgjatë 3 dekadave.
Në zemër të mosmarrëveshjeve është rajoni i Nagorno-Karabakh. Sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht, është pjesë e Azerbajxhan, por popullohet nga armenë etnikë. Ndasitë kulturore shtrihen përtej politikës, edhe në besimin fetar.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…