KRYESORE

Tensionet në Iran – Johnson ndërpret pushimet dhe mobilizon Britaninë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është detyruar të kthehet nga pushimet në një ishull privat në Karaibe, për të ndjekur më nga afër emergjencën e re gjeopolitike të krijuar, pas vrasjes nga amerikanët të gjeneralit të lartë iranian, ditë më parë.

Edhe pse Britania duket se nuk ka qenë e përfshirë në veprimin amerikan, po përgatitet seriozisht për çdo eventualitet hakmarrës nga Teherani. Londra  ka dislokuar në Gjirin Persik fregaten HMS Montrose dhe destrojerin HMS Defender, të cilat jane urdhëruar nga ministri i Mbrojtjes Ben Ëallece, për të shoqëruar cisternat e naftës që lundrojnë me flamur britanik.

Ndërkohë 50 pjesëtarë të forcave elitare britanike, SAS, janë dërguar në Lindjen e Mesme  për të ndihmuar në evakuimin potencial të britanikëve. Sakaq, shefat e mbrojtjes i kanë kërkuar kryeministrit, nëse do dërgojnë tetë avionët Typhoon nga baza britanik e Qipros si dhe avionë spiunë Sentinel apo dron. Ka plane edhe për dërgimin e ushtarëve britanikë  për të siguruar ambientet e ambasadës britanike në Bagdad, ndërkohë që shefat e zbulimit britanik  besojnë se ka një kërcënim të besueshëm për ambasadën britanike në Teheran, e cila u sulmua nga turmat në vitin 2011.

Duke folur për BBC këtë të dielë, ministri i Jashtëm britanik Domenic Rabb, kërkoi nga Teherani të ndjekë rrugën diplomatike për të ç’tensionuar situatën dhe për të dalë nga izolimi ndërkombëtar.  Mbetet te shihet se cilat do të jenë  pronocimet e kryeministri Johnson pas pushimeve dyjavore, i cili njihet se ka marrëdhënie të mira me presidentin amerikan, ndryshe nga disa udhëheqës kryesorë evropianë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

4 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago