POLITIKE

“Tërmet’ gjeopolitik në Ballkan”, Italia miraton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Italia po përgatitet të dërgojë trupa shtesë në Kosovë. Aktualisht janë 850 ushtarë italianë në kuadër të KFOR në Kosovë dhe kjo shifër pritet të shkojë në 1mijë e 550. Ky është rezultati që vjen nga diskutimet e Gjeneralit italian, Francesko Figliuolo para Parlamentit të Italisë.

Ky i fundit drejton Komandën e Përbashkët të Operacioneve Përgjegjëse për të gjitha misionet e Italisë jashtë vendit. Gjenerali i lartë theksoi se grupi shtesë i ushtarakëve Italian ka qenë prej disa kohësh në gatishmëri të hershme, që nga vera e kaluar të cilët do të përdoreshin për të menaxhuar demonstratat e dhunshme të minoritetit serb në veri të Kosovë.

Zyrtarë ushtarakë dhe parlamentar të Senatit italian theksojnë se lufta mund të shpërthejë në Bosnje, aty ku aktualisht Italia ka prezente 180 ushtarë. Gjeneral Figliuolo njoftoi se “në enklavën ruse të Kaliningradit u përmbyll zyrtarisht angazhimi i sistemit të mbrojtjes kundërajrore dhe antiraketë të Italisë. Ajo është një nga pesë bateritë ekzistuese, njëra prej të cilave aktualisht është e vendosur në Kuvajt. Angazhimi italian vjen në kuadrin e dërgimit të afro tre mijë ushtarëve, një mijë e njëqind automjete tokësore, njëzet aeroplanë, një anije, për të forcuar krahun lindor të NATO-s, i cili gjendet në vijën më të ashpër të frontit me Rusinë.

Për herë të parë gjenerali dha të dhëna për stërvitjen e ushtrisë ukrainase të kryer nga instruktorët italianë të zhvilluar në Itali, në bazat belge, gjermane, belge dhe polake. Sipas gjeneralit Italian rreth 1420 ushtarë të Kievit janë trajnuar në Itali.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

44 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

3 orë ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

5 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

7 orë ago