Pavarësisht tërmetit 7.4 Rihter që goditi Tajvanin herët të mërkurën, rrokaqielli ”Taipei 101” në qendër të kryeqytetit të vendit mbeti i paprekur, ashtu siç e parashikonte ndërtimi i tij.
Ndërtesa 509 metra e lartë ka një strukturë të veçantë brenda saj që redukton lëkundjen e saj me 40% gjatë tërmeteve, por edhe në ditët me erëra të forta.
Shikoni në video se si u soll rrokaqiell gjatë tërmetit të 3 prillit 2024:
Struktura është një top çeliku me peshë 660 tonë që ndodhet brenda ndërtesës, në katin e 92-të, si një lavjerrës.
Sa herë që ndërtesa lëviz në një drejtim, topi i çelikut lëviz në drejtim të kundërt dhe kështu ruan ekuilibrin e përgjithshëm të ndërtesës, transmeton Daily Mail. Në këtë mënyrë rrokaqiejt lëkundet, por nuk mund të rrëzohet.
Në videon më poshtë shihni se si u soll sfera gjatë tërmetit 6.8 Rihter në 2022. Ky është një ” sistem amortizimi pasiv “, që do të thotë se funksionon pa asnjë forcë apo kontroll të jashtëm, vetëm gravitetin dhe lëvizjen e ndërtesës.
Ndërkohë, pistonët hidraulikë nën sferën masive thithin dhe shpërndajnë energjinë si nxehtësi.
Siç shpjegon për Dail Mail Dr Agathoklis Giaralis, një profesor i dinamikës strukturore në qytetin e Londrës, topi prej çeliku i “Taipei 101” funksionon në një mënyrë të ngjashme me mënyrën se si funksionojnë amortizatorët në suspensionet e makinave.
Rrokaqiejt moderne janë ndërtuar për të qenë fleksibël, veçanërisht ato në zonat e tërmeteve si Tajvani, shpjegon për Daily Mail profesor Anthony Darby i Universitetit të Bath. Materialet nga të cilat janë bërë janë elastike, domethënë ato shtrihen ose kontraktohen sipas ngarkesave të ndryshimit të aplikuar në to.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…