POLITIKE

Tërmkolli për Kurtin: Të vendos ia mbanë apo jo të bëhet kryeministër

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka shkruar se VV nuk është fituese e zgjedhjeve që ja mundëson krijimin e qeverisë si e vetme, mirëpo, parti e parë me një diferencë shumë të vogël me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tërmkolli thotë se as VV e as LDK nuk po i marrin apo i japin asgjë njëra tjetrës, janë duke u përpjekur bashkarisht që të formojnë institucionet.

“VV nuk është fituese e zgjedhjeve që ia mundëson krijimin e qeverisë si e vetme, është veҁ e para nga zgjedhjet e 6 Tetorit, me një diferencë shumë të vogël me LDK-në. Nëse qytetarët e paskan zgjedhur Albin Kurtin kryeministër siҁ po deklarohen “filozofët” e VV-së, atëherë le të bëhet kryeministër. Askush nuk po e ndalë. Pse duhet të bisedojë me LDK-në a këdo tjetër?! Duket e ҁuditshme që për disa muaj në fjalorin e bisedimeve për bashkëqeverisje eventuale me LDK-në, ata përdorin terma si: nuk ia japim presidentin, nuk e japim X ministrinë etj. Nëse i keni, mos i jepni, pse duhet dhënë. As VV as LDK nuk po i merr as nuk po i jep tjetrës asgjë. Janë përpjekje bashkërisht për të formuar institucione mbi formula të një koncepti për një situatë përafërsisht të barabartë pushtetesh që ka mundësuar vota e qytetarëve për secilën parti, njëra 29 deputetë (VV), tjetra 28 deputetë (LDK)”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Tërmkolli thotë se arroganca dhe despotizmi i eksponentëve të VV’së është i frikëshëm, kur ata ende nuk janë në pushtet.

“Arroganca dhe despotizmi i eksponentëve të VV-së, është e frikshme, ende pa pushtet real. Tipike për të majtën ekstreme. Sjelljet e tilla të VV-së si “zotër” të Kosovës apo të LDK-së nuk kalojnë. “No pasaran”, Albin!

VV i ka dhënë vetes të drejtën të përcaktojë jo vetëm emrin e kryeministrit por edhe atë se kush duhet të jetë kryetari/ja e Kuvendit nga LDK-ja, kush duhet të jetë president i Kosovës etj. duke tejkaluar kështu normat më elementare, jo veҁ të sjelljes politike. T’ia përplasësh fytyrës LDK-së emrin e z. Rexhep Qosja për president të vendit është më shumë se poshtëruese për LDK-në dhe Kosovën, është provokim i rëndë me synimin për të rrënuar identitetin politik e kombëtar i LDK-së. Për më tepër, kur dihen qëndrimet e Qosjes për ndarje të Kosovës qysh në vitet 90-ta, tregon qartë se problemi për VV-në nuk qëndron te tendenca e Serbisë për ndarje të Kosovës por te emri që “duhet” ta përfaqësojë këtë politikë”, ka deklaruar tutje.

Sipas Tërmokollit, Kurti është e vështirë që të qeverisë me dikë, cilado që të jetë ajo parti.

“Albini, është vështirë të qeverisë bashkë me dikë, cilado parti të jetë, aq më pak si i barabartë ose afërsisht i barabartë me dikë si është rasti tani me LDK-në, prandaj edhe del të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes për qeverisje të përbashkët dhe edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje, qeverisja e përbashkët, vështirë të funksionojë. Albini duhet të vendosë, ia mbanë apo nuk ia mbanë të bëhet Kryeministër”, ka bërë të ditur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

4 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago