Ishte një ditë tetori e vitit 1998. Një familje pasi kishte qëndruar për disa muaj në një fshat tjetër po kthehej në shtëpinë e vet. Ishte familja Jashari. Atë moment e kishte zënë gazetari Nuhi Bytyçi.
Aty do të flasë edhe një nga anëtarët e familjes Jashari, Bashkimi.
“Pas tetë muajve ne u ktheym në shtëpitë tona. Jemi pak të emocionuar, por trojet tona nuk do t’i lëshojmë kurrë, deri ta fitojmë lirinë”, do të thotë ai.
Bytyçi, i ftuar te “Opinion” në “TV Klan”, ka kujtuar këtë ngjarje e cila është dhënë edhe përmes videos së kohës. “Familja Jashari erdhi nga Akrashtica, nga familja e gjeneralit Rrahman Rama, aty ka qenë e strehuar familja Jashari. Ka qenë motra e Ademit, Qamilja dhe fëmijët e Jasharaëve. Aty ishte tmerr, e tëra e shkatërruar. Ishin moment të rënda, sepse aty e gjetën edhe automatikun e Adem Jasharit në gërmadha, që sot është në Muzeun e Kosovës”.