Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë.
Një grua e përkatësisë maqedonase ka goditur me çekiç në kokë burrin e saj shqiptar.
Nga plagët e marra burri ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia momentalisht po kryen ekspertizën.
Mësohet se gruaja 38-vjeçare e lindur në Prilep ka paraqitur vazhdimisht dhunën në polici nga bashkëshorti i saj 48 vjeçar shqiptar nga Tetova.
Zënka e fundit ka qenë motivi i vrasjes, ku gruaja mes plagëve të shkaktuara nga bashkëshorti ka goditur të njëjtin me çekan duke e lënë pa shenja jete, raporton Alsat-m përcjell Klankosova.tv.