Ka filluar takimi konsultativ për formimin e institucioneve të reja ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe krerëve të Listës Serbe.
Takimi ka filluar sot rreth orës 10:30.
Para takimit me Listën Serbe, Presidenti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Takimi i paraparë me Pacollin nuk është realizuar pasi që kreu i AKR-së gjendet në Zvicër dhe për shkak situatës nga virusi nuk ka pasur mundësi të vijë në takim.
Pas takimit me Listën Serbe, presidenti Thaçi pritet të takojë krerët e Nismës Socialdemokrate, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6+.