Thaçi lirohet në këmbë të veta pas intervenimit kirurgjik në QKUK

Presidenti i Kosovës, Hashim thaçi, ka bërë të ditur se është liruar nga spitali pas operacionit që pati për largimin e gurëve nga veshkat dhe se shërimin do e vazhdoj në shtëpi. I njëjti ka thënë se pret t’i kthehet punës javën që vjen.

‘’Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.’’, shkroi ai në rrjete sociale.

‘’U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore. Pres që të kthehem në punë javën që vie”, shtoi ai.