POLITIKE

Thaçi në panik, thotë se Kryeministër më të dobët se Albin Kurti nuk ka pasur Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar replikat e ashpra në distancë me Kryeministrin, Albin Kurti. Ky i dyti kishte thënë se Thaçi po dëshiron një Kryeministër të dobët, dhe për këtë deklaratë u pyet Thaçi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kur ishte shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës, kishte akuzuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se e nxiti këtë veprim, pasi dëshironte një Kryeministër me të dobët që ta kontrollonte. Për këtë është pyetur sonte, Thaçi. Ai tha se Kryeministër më të dobët se Kurti nuk ka pasur.

“Kryeministër ma të dobët ma të papërgjegjshëm nuk ka pasë ky vend, ma të dobët ma të papërgatitur për të udhëhequr me këtë zyrë nuk ka pasë nga viti 2001. Ka ardhë në atë yryshin e madh, në fakt murr thu në tepih dhe e shkarkoi vetën”, deklaroi Thaçi në Debat Plus.

Ai u pyet edhe për deklaratën e Kurti se nuk do të shkarkohet më, që aludonte në një fitore bindëse në zgjedhje.

“Është e vërtetë se s’ka mu shkarku ma, se s’ka mu zgjedh ma”, deklaroi Presidenti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

3 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago