Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për sulmin ndaj forcave ushtarake të Turqisë brenda territorit sirian.
Thaçi, ka dënuar këto sulme derisa përmes një mesazhi në Twitter, thotë se Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s.
“Kosova rreshtohet me aleatët e saj të NATO-s në dënimin e sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq pranë Idlibit, nga regjimi sirian dhe nga Rusia. Ne i bëjmë thirrje Sirisë dhe Rusisë që t’i ndalin menjëherë sulmet, dhe të lejojnë qasjen humanitare në zonë”, shkruan Thaçi