Thellim i bashkëpunimit të FSK-së me ushtrinë amerikane

Zëvendës Komandanti i kampit “Bondsteel” Kolonel Paul Judge ka vizituar Komandën e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit dhe ndihmës që është duke dhënë ushtria amerikane për ngritjen e kapaciteteve në regjimentet e këmbësorisë.

Koloneli Judge u prit nga zëvendës komandanti i Forcave Tokësore Kolonel Hysen Dreshaj me stafin, ku biseduan për fushat e përbashkëta të bashkëpunimit dhe me këtë rast falënderuan Kolonelin Judge për ndihmën dhe gatishmërinë e treguar për të mbështetur në realizimin e aktiviteteve dhe trajnimeve me Regjimentet e KFT-së.

Kol Judge u shpreh i kënaqur me intensifikimin e bashkëpunimit me FSK-në, dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen në fushat me interes të përbashkët.