Thellohen provokimet e serbëve në BeH, pas Istoçnos fotografia e kriminelit Mlladiq vendoset edhe në komunën e Foçës

Ramiz Salkiq, përfaqësues i SDA-së në Kuvendin Popullor të RS-së, dje në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi që sipas tij është bërë në Foçë.

Në foto ndër të tjera shihet edhe fotografia e të dënuarit për krime lufte Ratko Mlladiq.

Salkiq thotë se kjo foto është në objektin e Komunës së Foçës.

“Foça, ndërtesa e komunës, vendi ku festohen kriminelët e dënuar të luftës për gjenocidin e kryer”, ka shkruar Salkiq.

Para pak ditësh edhe drejtori i qendrës përkujtimore të Srebrenicës, Emir Suljagiq ka bërë të ditur se në ndërtesën e Komunës së Istoçno të Sarajevës Lindore po ashtu ndodhet fotografia e kriminelit të njëjtë të luftës.