POLITIKE

Thellohet epërsia, Joe Biden 13 për qind para Trumpit në sondazhin e ri

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, e ka krijuar një epërsi prej 13 për qind sa i përket përkrahjes nga populli amerikan.

Sondazhi është realizuar nga Ipsos dhe agjencia Reuters. Duket se votuesit e mundshëm janë të zemëruar me politikat e presidentit të tanishëm amerikan rreth punës së tij për luftimin e koronavirusit dhe protestat kundër brutalitetit policor.

Në sondazhin e kryer nga data 10 deri më 16 qershor, 48 për qind e votuesve të regjistruar thanë se do ta përkrahnin Bidenin, ndërsa 35 për qind do ta votonin Donald Trumpin, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Epërsia e kandidatit Biden është më e larta që është regjistruar ndonjëherë në sondazhet e realizuara nga Ipsos dhe Reuters që nga fillimi i garës brenda Partisë Demokratike për caktimin e të nominuarit në pjesën e parë të këtij viti.

Edhe në një sondazh të ngjashëm, të realizuar nga televizioni CNN më herët gjatë këtij muaji, Joe Biden kishte epërsi prej 14 për qind ndaj Donald Trumpit.

Sipas sondazhit të ri, 57 për qind e të rriturve amerikanë nuk janë të kënaqur me performancën e presidentit Trump, ndërsa vetëm 38 për qind janë të kënaqur.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti. Joe Biden më parë ka shërbyer si nënpresident i Shteteve të Bashkuara. Ai njihet për qëndrimet e tij në përkrahje të Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

14 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago